PD padit penalisht në SPAK 13 drejtues institucionesh në Elbasan

Partia Demokratike ka bërë me dije se ka depozituar 13 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për drejtues institucionesh në Elbasan. Megjithatë nuk dihen ende emrat e tyre. Në postimin e bërë nga PD e Elbasanit, bëhet fjalë për 6 drejtues të Instuticioneve Publike në Elbasan dhe 7 administratorë të Njësive Administrative. Nga PD, demokratët akuzohen për ër përdorim të funksioneve publike, intimidim të zgjedhësve dhe blerje votash për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Hajdutët e votave e kanë vendin në burg! Partia Demokratike padit penalisht në SPAK, 13 drejtues institucionesh në Elbasan. Partia Demolratike ka kallëzuar penalisht: 6 Drejtues të Instuticioneve Publike në Elbasan dhe 7 administratorë të Njësive Administrative. Të 13 drejtuesit e institucioneve dhe administratorët janë kallëzuar për përdorim të funksioneve publike, intimidim të zgjedhësve dhe blerje votash,”-shkruhet në postimin e bërë në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË:

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *