PD “gropë” në zgjedhje, por Alibeaj “shpërthen” në akuza ndaj Berishës

Enkelejd Alibeaj ka shpërthyer në akuza ndaj Sali Berishës, të cilin e quan si humbësin e madh të 14 majit që është zhytur në disfatë. Sipas Alibeajt, shqiptarët e dinë se Berisha është përcarësi i opozitës që nuk bëri gjë tjetër veçse solli disfatë.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *