PD denoncon: Bashkia e Kavajës po falimenton, mes fushatës hap tenderin korruptiv

Kryetari i PD, dega Kavajë, Hysen Kadiu ka denoncuar bashkinë se në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, ka hapur në mes të fushatës tenderin megakorruptiv të rindërtimit të kopshtit dhe çerdhes së Golemit, me një fond limit sa gjysma e buxhetit.

Në postimin e tij në Facebook, Kadiu thekson se ky tender korruptiv, që hapet vetëm tre javë para zgjedhjeve të 14 majit, nuk tregon gjë tjetër veçse tentativën e falimentuesit të Bashkisë për të marrë “këstin” e fundit para largimit.

‘Bashkia, e cila është në prag falimenti, i lejon vetes të bëjë të tilla shpenzime marramendëse, tipike KÇK para largimit’, shkruan Kadiu.

POSTIMI I PLOTE

Në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi ka ndjere erën e humbjes, hapin në mes të fushatës tenderin megakorruptiv të rindërtimit të kopshtit dhe çerdhes së Golemit, me një fond limit sa gjysma e buxhetit të Bashkisë Kavajë.

Duke qenë se çdo tenderim është fituar në vlerën nga 90 deri në 99% të fondit limit (dukshëm tendera korruptivë) dhe pikërisht tre javë para zgjedhjeve të 14 majit, nuk tregon gjë tjetër veçse tentativën e falimentuesit të Bashkisë për të marrë “këstin” e fundit para largimit.

I bëjmë thirrje SPAK-ut të monitorojë procesin tenderues të kësaj megaafere.

Bashkia e cila është në prag falimenti, i lejon vetes të bëjë të tilla shpenzime marramendëse, tipike KÇK para largimit.

Por nuk do e arrish!

Kjo kafshatë do të ngecë në fyt!

Ps: Kjo është foto e kopshtit. A e beson dot njeri se shkon mbi 2 miliardë lekë! 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *