Pasi dha dorëheqjen, ja kush i zë karrigen Tom Doshit në Kuvend

Pas dorëheqjes nga mandati të Tom Doshit, Komiteti Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që mandatin e tij ta marrë deputetja Jetmira Rraboshta. Kjo e fundit do të mbajë mandatin e deputetes disa muaj, deri në shtator pasi më pas në parlament do të ulen të zgjedhurit e qytetarëve nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.

KQZ-ja vendosi të shpallë “moszgjedhshmërinë” për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku, për shkak se ai nuk kishte dorëzuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2017.

“Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, thuhej në vendimin e KQZ.

Tom Doshi dhe dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit nje dite pas zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një letre, Doshi vuri në dijeni KQZ-në duke kërkuar edhe zëvendësimin e tij në listat e kandidatëve.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *