Pas thashethemeve se JLo po ia ‘nxin’ jetën Ben Affleck, këto foto të çiftit tregojnë shumë

Raporti i dashurisë së JLo dhe Ben vijon të komentohet gjatë. Tashmë shumë burime po tregojnë se pas martesës, Ben është shndërruar në ‘kukullën’ e këngëtares dhe aktores së njohur. Një burim i afërt me dyshen ka treguar për “Heat Magazine” se Ben duket sikur është nga momenti në moment gati për të qarë.

“Të gjithë, duke përfshirë Ben, e dinin se çfarë do të nënkuptonte martesa me Jennifer-in, por është e vështirë të besohet se ai është 100% i lumtur kur është kaq dukshëm i humbur. Është pothuajse sikur ai është kthyer në kukullën e J.Lo-s, ashtu si të gjithë djemtë e tjerë para tij dhe ka një ndjenjë të fortë se ai e ka pranuar që kjo është rruga e tij, të paktën tani për tani. Miqtë si Matt Damon dhe vëllai i tij Casey shpresojnë që ai të dalë prej kësaj gjendjeje. I gjori duket sikur do të shpërthejë në lot në çdo moment”,- shprehet

Por së fundmi, dyshja janë parë së bashku në një dyqan “Dunkin’ Donuts”, ku dukeshin shumë pranë njëri-tjetrit.

Jennifer Lopez ishte veshur thjeshtë dhe kishte vendosur një palë syze, ndërsa Ben kishte veshur një këmishë dhe një palë pantallona të errëta.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *