Pas një aborti spontan, Jessie J zbulon se do të bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja me famë botërore Jessie J, ka zbuluar se është shtatzënë, 13 muaj pasi pësoi një abort spontan.

Ditën e djeshme ajo publikoi një video në profilin e saj në Instagram, e cila shfaqte barkun e saj në rritje dhe dokumentonte fazat e ndryshme të shtatzënisë së saj.

“Jam shumë e lumtur dhe e tmerruar që më në fund e ndaj këtë… Ju lutem jini të butë me mua”, shkroi ylli i muzikës në mbishkrim.

Këtë video e kishte shoqëruar me këngën e saj “Sunflower”, e cila niste duke mbajtur një test pozitiv shtatzënie që konfirmonte lajmin. Videoja dokumentoi Jessien në faza të ndryshme të shtatzënisë, e emocionuar dhe shpesh e mbante me delikatesë barkun e rrumbullakosur ndërsa ajo buzëqeshte për videon. Në mbyllje, tregoi pamje nga ekografia e fëmijës së saj.

Fansat e Jessie-t dhe personazhe të njohur të showbizit menjëherë komentuan në postimin e saj duke dërguar urimet e tyre.

Lajmi emocionues i Jessiet vjen pasi ajo zbuloi në nëntor të vitit 2021 se kishte pësuar një abort spontan pasi kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Këngëtarja njoftoi në Instagram se kishte humbur tragjikisht foshnjën e saj, ku pas ekografisë së tretë, mësoi se zemra e vogëlushit/es kishte ndaluar së rrahuri.

Jessie u tha ndjekësve se kishte ‘vendosur të lindte një fëmijë vetë’, pasi zbuloi në tetor se ishte ndarë nga partneri i saj, pas një lidhje 7 mujore Max Pham. Këngëtarja u shpreh se ishte ‘ende në shok’ por ka vendosur të performojë në Los Angeles atë javë ‘sepse të kënduarit do ta ndihmonte’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *