Pas intervistës së bujshme të Nora Istrefit, Robert Berisha rikthehet në krahët e Lauretës?

Me fshirjen e postimeve të përbashkëta në rrjetet sociale, Robert Berisha la të kuptohet se është ndarë nga e dashura e tij, Laureta Maqedonci. Megjithatë asgjë nuk ishte e sigurt për marrëdhënien e tyre, nëse çifti i kishte dhënë fund apo jo, deri sa burime pranë tyre konfirmuan se Roberti dhe Laureta nuk janë më bashkë. Por një postim i fundit i Robertit në rrjetet sociale, po i bën lëmsh të gjithë.

Moderatori ka publikuar një foto i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetin, duke mos i bërë as ‘tag.’  Megjithatë ajo që merr më shumë vëmendje është mbishkrimi: “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).”

Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat, dhe i ka shkruar në kapitale. Nuk dihet nëse “L”, i referohet Lauretës dhe kjo mbetet për t’u parë. Theksojmë se modelja është ende e distancuar nga rrjetet sociale, pasi çaktivizoi llogarinë e saj pas ndarjes nga Roberti.

Vlen të theksohet gjithashtu se postimi i Robertit vjen pas intervistës së ish-bashkëshortes së tij Nora Istrefi. Këngëtarja ishte e ftuar këtë të shtunë në “Më Lër të Flas”, ku foli për divorcin nga Roberti dhe mundësitë e rikthimit me të.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Rene një ambient sa më të këndshëm. Ndarja ka qenë shumë e vështirë edhe për mua edhe për vajzën. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë”- tha Nora për periudhën e divorcit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *