Pas hekurave për abuzime me tendera/ Lefter Alla kërkon masë me të lehtë sigurie

Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Apeli vendos rreth orës 15:00.

Ish zyrtari i larte nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij pasi ish kryebashkiaku ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Lefter Alla është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama, për shkelje të rënda, pas arrestimit nga SPAK për abuzimet me tenderat publike, duke favorizuar kompanitë e të afërmve të tij.

Bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Më 18 mars, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Bulqizës, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj ti

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *