Rregullatori i barnave në BE jep ‘dritën jeshile’ për pilulën e Pfizerit kundër COVID-19

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19. Ajo përdoret për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar.

Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën. EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.

Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi.

/Burimi: REL/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *