Pas debatit në BBV, Efit tentojnë t’i vjedhin Instagramin

Profili i Efi Dhedhes në rrjetin social Instagram ka rënë pre e një sulmi kibernetik, teksa është tentuar të hakohet dhe t’i shtohen ndjekësa fake.

Këtë gjë e kanë bërë me dije vetë miqtë e Efit që i menaxhojnë Instagramin, përmes një postimi në InstaStory dhe thonë se kjo ka qenë dhe arsyeja për të cilën e kanë kthyer proflin në privat.

“Instagrami i Efit sapo u kthye në privat për shkak të tentativave për hackim dhe përpjekjes së personave të tjerë për t’i blerë fake followers. E vetmja gjë që mund të them tani është WTF” shkruhet në InstaStory.

Dyshohet se pas këtij sulmi kibernetik qëndrojnë fansat e Luizit, pas debatit që Efi pati me këngëtarin shkodran dhe Kiarën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *