Pas Borës, është radha e Donaldit për të bërë dedikimin e tij për njeriun e shtrenjtë

Mes shumë gjërave që i lidhin bashkë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, sot zbuluam një tjetër detaj. Si Bora ashtu edhe Donaldi kanë festë në familjet e tyre. Të dy festojnë ditëlindjet e pjestarëve të familjes, përkatësisht Bora atë të mamasë, ndërsa Donaldi të vëllait.

Pasi moderatorja bëri urimin e ëmbël për nënën e saj, radhën e ka Donaldi për të uruar vëllain. Ndryshe nga Bora, aktori zgjodhi një dedikim më të shkurtër.

“Edhe 100 vjeç zemra ime, Mario Veshaj”,- shkruan Donaldi në një foto të postuar në ‘InstaStory’.

Meqë janë dy festa në një ditë, nuk e dimë nëse do të ketë një festë të përbashkët familjare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *