Pas Berishës ‘non-grata’, radhën e ka Milorad Dodik ! Zanafilla e përplasjes me SHBA

Lideri i minoritetit serb të Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik, duket se ka arritur në pikën më kulminante të prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në, pas shpalljes non-grata ditën e sotme.

E gjithë historia e ka zanafillën kur Dodik, kërcënoi se Republika Srpska do tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerek shekullit të kaluar, dhe do të rindërtone një forcë ushtarake serbe për të arritur autonomi të plotë brenda vendit, në kundërshtim me marrëveshjet e paqes të 1995.

Më 12 tetor, Dodik tha se gjyqësori, siguria dhe agjencitë e inteligjencës boshnjake do të ndalohen të veprojnë në Republika Srpska. Më 14 tetor, Dodik tha se do të detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga Republika Srpska (gjysma serbe e Bosnjës) duke rrethuar kazermat e saj dhe se nëse perëndimi do të përpiqej të ndërhynte ushtarakisht, ai kishte “miq” që kishin premtuar se do të mbështesnin kauzën serbe, një referencë e supozuar për Serbinë dhe Rusinë.

Më pas Policia serbe e Bosnjës kreu stërvitje “kundër-terroriste” në malin Jahorina, nga ku forcat serbe bombarduan Sarajevën gjatë një rrethimi të viteve 1992-95 çka zgjoi frikën se historia mund të përseritej. Përfaqësuesi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt, paralajmëroi disa herë se vendi është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe se ekziston një perspektivë “shumë reale” e një rikthimi në konflikt. Duke iu referuar vendimeve të fundit për tërheqjen e entitetit me shumicë serbe nga institucionet qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Derek Chollet, i tha Dodik se lëvizje të tilla janë të papranueshme dhe minojnë demokracinë e vendit.

Pas kritikave dhe paralajmërimeve të vazhdueshme, ditën e sotme SHBA ka vendosur sanksione ndaj Milorad Dodik. Departamenti i Thesarit Amerikan ka komunikuar sot vendimin që Dodik të shpallet “non grata” nga SHBA për shkak se është i korruptuar dhe ka cënuar stabilitetin e rendin demokratik në Bosnje me deklaratat dhe sjelljet e tij të rrezikshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *