Partizani dhe Europa, kundërshtarët e mundshëm të “demave të kuq”

Të dalësh i pari në Shqipëri dhe të pretendosh në Europë janë dy gjëra të ndryshme.

Partizani vërtet u shpall kampion i Abisnet Superiore, por tashmë do të marrë pjesë në Champions, dhe rivalët priten të fortë që në raundin e parë eliminator.

Në shortin që hidhet në 20 qershor, të kuqtë mund të kenë përballë rivalë të vështirë, të cilët ndodhen në vazon e të favorizuarve, ndërsa ekipi shqiptar është në vazon e më pak të favorizuarve. Kundërshtar mund të jetë Ferencvaroshi, kampion i Hungarisë, Karabaku si kampion i Azerbajxhanit, Sherifi i Tiraspolit, apo i forti Makabi i Haifas. Kampionia e Izraelit vjet shkaktoi të papritura në grupet e Championsit duke mundur Juventusin, dhe kuptohet qartë se çfarë niveli përfaqëson.

Aspak e lehët kampionia e Sllovenisë, Olimpija e Ljubljanës, ndërsa Zrinjski i Mostarit mundi vjet Tiranën në Ligën e Konferencës. Kampionia e Bosnjë-Hercegovinës mbetet kërcënuese.

Shorti më i lehtë mund të jetë nëse Partizani do të ketë përballë kampionen e Uellsit, Nju Sejnts, apo kampionen e Irlandës, Shamrok Rovers, pa përjashtuar Florën e Talinit si kampione e Estonisë.

Ndeshjet e para do të luhen në 11 e 12 korrik, dhe sfidat e kthimit në 18 e 19 korrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *