Parashikimi i motit për sot!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites.

Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve, sipas SHMU. Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore -1 deri 17°C
  • në zonat e ulëta -3 deri 21°C
  • në zonat bregdetare 0 deri 21°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *