Parashikimi i motit për sot!

Gjatë orëve në vijim vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimit nga SHMU, dita e sotme pritet me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C

në zonat e ulëta 8 deri 23°C

në zonat bregdetare 11 deri 21°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *