Parashikimi i motit për javën në vazhdim

Moti për këtë javë që vjen pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare, ku priten jo vetëm ditë me reshje shiu por madje dhe reshje dëbore si dhe rënie të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Në fillim të javë, moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore, përcjell SHMU.

Më pas duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura.

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobëta do të jenë në formën e dëborës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *