Parashikimi i motit për ditën e sotme 23 maj 2023

Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira dhe shira. Reshjet më të dendura do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë. Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *