Paralajmëron Vuçiç: Do thërras serbët pas takimit me Lajçakun dhe Esobarin

Pas lajmit për një vizitë në Beograd nga Escobar dhe Lajçak, presidenti serb Aleksandër Vuçiç në gjatë një interviste për televizionin ‘Prva’ ka shprehur se është në pritje të një propozimi nga Perëndimi, sa i përket situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Vuçiç ka theksuar se pas takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të thërrasë serbët në veri të Kosovës për tu konsultuar.

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj [Mirosllav] Lajçakun dhe [Gabriel] Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka gjetur dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *