Paralajmëron IGJEUM: Vera do vonojë, qershori me reshje shiu

Surprizat e motit kanë vijuar përgjatë gjithë muajit maj dhe me sa duket do të vijojnë akoma. Anira Gjoni, zëdhënëse e IGJEUM, thotë se dhe muaji qershor pritet të jetë i lagësht me reshje të herë pas hershme shiu, madje dhe me disa shtrëngata.

“Edhe për muajin Qershor presim që të kemi një muaj të lagësht, jo me kaq ditë shiu sa maji por do jenë te herë pas hershme dhe lokale në formë stuhish apo shtrëngatash.

Për periudha të shkurtra janë reshje me itensitet dhe janë në zona lokale, ashtu siç mund ta keni vënë re ka pasur ditë ku një zonë e caktuar ka pasur reshje, dhe një zonë tjetër jo. Këto lloj paqëndrueshmërish krijojnë re të tilla që në disa zona mund të jenë thjeshtë vranësira dhe në disa zona sjellin shkarkesa eletrike apo shtrëngata të vogla.”- tha ajo për Syri TV.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *