Parada e Krishtlindjes kthehet në tragjedi, automjeti shtyp 5 persona dhe plagos 40 të tjerë

Një paradë Krishtlindjesh është kthyer në tragjedi në shtetin e Wisconsin në Amerikë. Një automjet tip fuoristradë është futur në turmë dhe ka përplasur mbi 50 pjesëmarrës në këtë ceremoni duke vrarë 5 dhe plagosur të paktën 40 të tjerë.

Mediat amerikane bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me sulmin. Mes te plagosurve ka edhe fëmijë të cilët ishin pjesë e organizmit festiv.

Autoritetet bëjnë me dije se një polic ka shtënë disa here në drejtim të automjetit në përpjekje për ta ndaluar sulmin teksa janë ende nën hetim shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *