Para qytetarëve për të mos i arrestuar, AMP hetim disa efektivëve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka marrë nën hetim disa efektivë për mitdhënie. Mbrëmjen e së dielës janë ndërmarrë disa aksione ku në hetim ishin disa efektivë, mes tyre dy të Forcave Shqiponja.

Dyshohet se këta efektivë i merrnin para qytetarëve që ndalonin, për të mos i arrestuar.

Gjithashtu aksioni është ndërmarrë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur se nën hetim kanë qenë disa efektivë (të paktën 2 prej tyre), të Forcave Shqiponja në Tiranë. Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonim për favore ( për t’mos i kapur apo arrestuar ) . Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *