KFOR: Prani të shtuar në 4 komunat në veri, palët të shmangin tensionet

Misioni i KFOR-it në Kosovë pas tensioneve të nisura mëngjesin e sotëm në Veri, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në këto katër komuna, ku serbët lokalë kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Në deklaratë KFOR ka kërkuar nga palët të mos nxisin tensione, duke njoftuar se do të vazhdojnë të krijojnë mjedis të sigurt për qytetarët.

“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtdhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR.

Ndër të tjera në komunikatë thuhet se, në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *