Paloka: Kandidaturat për Tiranën, janë cilësore

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kandidaturat e PD që do të marrin pjesë në primare janë figura shumë cilësore dhe të aftë që jo vetëm ta fitojnë Bashkinë e Tiranës por edhe ta drejtojnë në mënyrën e duhur atë.

“Të gjitha kandidaturat për Tiranën meritojnë respekt dhe vlerësim, të gjithë ata janë të aftë edhe për ta fituar Bashkinë dhe për ta drejtuar bashkinë. Sa për zgjedhjet e veta në karrierë është puna e tyre, megjithëse ata karrierën e kanë përpara”, tha Paloka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *