Pallati në Tiranë përfshihet nga flakët, evakuohen banorët. Ja çfarë njofton policia

Mëngjesin e sotëm, një pallat në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, ndërsa mësohet se është përfshirë nga flakët garazhi i një pallati. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

“Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, si dhe neutralizimin e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *