Pajtuesi i gjaqeve për vrasjen e biznesmenit: Ardiani kërkoi pajtim, por u refuzua nga pala tjetër

Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim me pjesëtarë të familjes Lekstakaj, por këto të fundit e kanë refuzuar. Lajmi është bërë me dije nga Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka. Ai ka zbuluar se biznesmeni Nikulaj e ka takuar atë ku i ka kërkuar pajtim, por pala tjetër ka refuzuar.

“Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 1997-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë. Fisi Lestakaj ka lënë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i suksesshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin. Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë megjithatë le të shpresojmë”, tha ai në një intervistë televizive.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *