Fier/ Bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit, 54-vjeçarja dërgohet në spital

Një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në Fier.

“Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe”, bën me dije policia.

Gruaja aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *