Pajisja e identifikimit elektronik dështoi/ Alimehmeti: PS ishte në dijeni

Kandidati për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar rezultatet nga zgjedhjet vendore të 14 maj, ku me fitore doli Partia Socialiste.

Në një intervistë për Panorama TV, Alimehmeti tha se në procesin zgjedhor të 14 majit pati shumë probleme mbi mbarëvajtjen, kryesisht me pajisjen elektronike të votimit ku tha se qytetarët u dekurajuan kur mësuan se në shumicën e qendrave nuk funksiononte kjo e fundit.

Kandidati ndër të tjera theksoi PS ka informuar qytetarët që të shkonin në qendrën e votimit pas orës 10, pasi kishte informacion se kjo pajisje nuk do të funksiononte.

Lidhur me pjesëmarrjen e ulët në votime, Alimehmeti tha se qeveria Rama nuk ka në fokus mirëqenien e qytetarëve por vetëm mbajtjen e pushtetin, ndaj dhe qytetarët e kanë humbur shpresën në vendin e tyre.

“Një person që vjen për të votuar dhe i thua që pajisja nuk punon, dhe kjo nuk ka sens. U harxhuan dhjetëra miliona euro dhe mbeti në baltë, pasi nuk punoi. Unë nuk jam teknik për ta kuptuar si ndodhi dhe çfarë ndodhi, por nga ana e qytetarit mund ta shpjegoj. Ka pasur qytetarë që janë larguar nga qendra e votimit dhe nuk janë kthyer më, pasi pajisja nuk punonte. Kjo uli numrin e votuesve, pasi demotivon. Lajmi i parë që ishte në mëngjes, ishte që shumica e qendrave në Durrës nuk punonte votimi elektronik. Ka rënie të numrit të votuesve kemi informacion që PS ka informuar qytetarët që të shkojnë në votime pas orës 10. Kanë pasur informacion ndoshta që diçka e tillë do të ndodhte. Si parim ne duhet të mbrojmë shenjtërimin e votës, është detyrim. Mos ta hedhim kot, pasi kthehesh në komunizëm. Saherë që ka rënie të numrit të votimit, tregon që kush ka qenë i pakënaqur, është larguar. Jemi i vetmi shtet europian që nuk lejon qytetarët të  votojnë edhe pse ndodhen jashtë kufijve. Qeveria nuk bën një nga detyrat e saj bazë, që është censuni pasi ka shpopulluar vendin”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *