Padia ndaj ministres Kushi, flet Vokshi: Arsimi në rrezik! Seanca u shty për në datën 12 nëntor

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore e padisë që deputetja e PD, Albana Vokshi, ka ngritur ndaj ministres së Arsimit, Evis Kushi, në lidhje me daljen e tezave të maturantëve përpara nisjes së provimeve.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se për fat të keq organi i akuzës kërkoi shtyrjepasi kishin një trajnim tjetër. Vokshi theksoi se denoncimi i saj për nxjerrjen e testeve nga ana e kabinetit të ministres Kushi, duke jua dhënë atyre militantëve, është bërë tashmë katërcipërisht i vërtetuar.

Më tej, deputetja u bëri thirrje mësuesve dhe prindërve të protestojnë për të shpërtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre, teksa shtoi se arsimi është në rrezik.

“Erdha përsëri personalisht në gjykatë, në respekt të kohës dhe të investimit edhe të parave të kësaj gjykate për një padi që në fakt nuk ka çështje brenda. Denoncimi që unë kam bërë për nxjerrjen e testeve nga ana e kabinetit të ministres Kushi, duke jua dhënë atyre militantëve, është bërë tashmë katërcipërisht i vërtetuar. Për fat të keq edhe sot seanca nuk u krye. Për herë të dytë është pikërisht organi i akuzës i cili kërkon shtyrje, sepse me çfarë u informuam në seancë prokurorët kanë një trajnim tjetër. Është shtyrë për në datë 22, përsëri do vazhdoj të jem vetë prezente edhe në seancën e fundit për t’i qëndruar deri në fund denoncimeve që unë kam bërë. Pse? Sepse unë vazhdoj mendoj, vazhdoj shpresoj që çdo njeri sot ka arsye për të protestuar. Për të potestuar sepse arsimi është në nivelin më të ulët. Sepse 600 shkolla janë mbyllur dhe me urdhër të Ramës shkolla të tjera po mbyllen.

Pse? Sepse dhjetëra, mijëra fëmijë mësojnë në klasa kolektive. Rreth 100 mijë fëmijë mësojnë me 2 apo 3 turne. Sot arsimi në Shqipëri është në rrezik, ndaj duhet të rezistojmë, duhet të denoncojmë, duhet të reagojmë, duhet të protestojmë. Ndaj thirrja ime sot është për të gjithë prindërit që të protestojnë. Thirrja ime sot është për të gjithë mësuesit që të protestojnë. Pse? Sepse arsimi duhet shpëtuar. Ndaj në 12 nëntor, të gjithë në shesh, për të protestuar për arsimin që është në rrezik. Për të protestuar për të mbrojtur fëmijët që janë në rrezik. Për të mbrojtur familjet që janë në rrezik. Për të mbrojtur shoqërinë shqiptare që është në rrezik”, tha Vokshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *