Pa ndërhyrje estetike e pa filtra.. një yll si Rajmonda Bulku, fotot e rralla që tregojnë se vitet për të “nuk ecin”

Padyshim që një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar ka qenë dhe mbetet aktorja Rajmonda Bulku, e cila e bëri publikun për vete me talentin dhe tiparet e spikatura në fytyrën e saj.

Sot duket se aktorja është kthyer pas në kohë, për të na treguar edhe një herë se bukuria natyrale nuk ka nevojë për ndërhyrje estetike dhe filtra Instagrami.

“Si ka ndryshuar koha e cilësia e gjërave. Foto të thjeshta pa ndërhyrje, tani filtrat bëjnë çudira”, shkruar aktorja.

Në këto foto, aktorja shihet duke pozuar ndër vite për disa revista të kohës… e ajo që shihet qartë është se vitet nuk kanë ndikuar aspak në bukurinë e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *