Osmani uron Erdogan për fitoren në zgjedhje

Presidentja e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social “Twitter” ka uruar Recep Tayip Erdogan për fitoren në raundi e dytë të zgjedhjeve në Turqi. “I shprehim urimet tona të përzemërta presidentit Recep Tayip Erdogan”, shkroi në Twitter presidentja Osmani.

“Derisa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, unë pres me pa durim të punojmë së bashku për ta rritur bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shtoi Osmani. Presidentja po ashtu shkroi në gjuhën turke “Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *