Osmani: Integroni Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në BE

Vjosa Osmani vuri theksin tek integrimi sa më parë i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE, duke sjellë si shembuj Slloveninë dhe Kroacinë, integrimi i të cilëve ka forcuar BE-në. Gjithashtu kërkoi dhe ndihmë për integrimin sa më parë të Kosovës në BE.

Pjesë nga fjalimi i Vjosa Osmanit:

“Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që përfaqëson janë të pazëvendësueshme por këto vlera në rajonin tonë pa një prespektivë të qartë të anëtarësimit rrezikojnë të zbehen. Mungesa e integrimit të vendeve demokratike në Ballkanin Perëndimor brenda BE-së po bën kërcënim të madh për të gjithë Europën sepse lë rajonin të cënueshëm nga kërcënimet dhe palët keqddashëse. Integrimi i rajonit tonë nuk është vetëm me rëndësi të madhe por rëndësi stragegjike.

Anëtarësimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi në NATO ka forcuar paqen dhe stabilitetin rajonal. Nuk e ka dobësuar. Jam e bindur që PE do të jetë jetik ndrejt nxitjes për integrimin e vendit tonë. Kosova nuk është vend aq i largët por pjesë përbërese e Europës. Ballkani Perëndimor nuk është lagje e thjeshtë, por pjesë natyrore e Europës dhe interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në kontinent. Prandaj vitin e kaluar aplikuam për anëtarësim në BE dhe shpresojmë që institucionet dhe shtetet anëtarë të BE-së do ta mbështesin aplikimin tonë. Ne besojmë në lidershipin dhe vendesmërinë që tregon ky parlament.

Në këmbim ju siguroj secilin prej jush se durimi ynë nuk shuhet. Nuk do të largohemi kurë nga rruga euratlantike. Nuk kemi shikuar asnjëherë në ndonjë drejtim tjetër dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë. Në fakt, nuk jemi në Europë vetëm me fjalë por me veprime. Me 100% përafrim me të gjitha vendimet e politikës së jashtme të BE-së. Ka ardhur koha që të bëjë hapa domethënës në rrugën e BE-së. Është koha për vendime të guximshme dhe jo për masa gjysmake në aspektin e integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *