Opozita e akuzon për prostitucion në Itali, reagon Kokoneshi: Kërkojnë që të më fusin në trysni për…

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka reaguar pasi grupi parlamentar i PD dorëzoi një kërkesë ndaj prokurorit të Përgjithshëm për hetimin e tij me akuzën se Kokoneshi ishte i dënuar në Itali për prostitucion dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Në një deklaratë për mediat, Kokoneshi shprehet se nuk ka lidhje me asnjë prej akuzave.

Sipas tij opozita kërkon që të fusë në trysni për të lejuar grabitjen e pronave.

“Nuk ekziston asnjë lloj akuze e tillë ndaj meje. Kjo kërkesë ka një prapavijë tjetër. Kjo vjen për shkak se unë kam vendosur që pronat e plazhit. Këta kërkojnë që të më fusin në trysni që unë të lejoj grabitjen e pronave. Kjo vjen për shkak të pronave të plazhit, sepse unë nuk i kam lejuar të bëjnë gjë. Në këtë rast bëjnë autogol sepse është vetë grupi parlamentar i 4-vjeçarit më parë që ngriti të njëjtën akuzë ndaj meje por ishte vendimi i prokurorit të Përgjithshëm që më nxori të pafajshëm dhe se akuzat nuk kishin fare lidhje me mua”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *