Operacioni antikanabis në Kurbin, asgjësohen 615 bimë narkotike

Dy persona janë proceduar penalisht dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për parcelat me kanabist ë gjetura në fshatrat e Milotit.

Sipas policisë mësohet se në fazën e 16 të operacionit të koduar “Imazhi” është bërë I mundur asgjësimi i 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.

Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 16-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Për këto raste kultivimi, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim pesë shtetas përkatësisht, 35 vjeç, 25 vjeç, 26 vjeç, 22 vjeç dhe 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18 366 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 1 kryetar fshati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *