Omerta?/ “Nuk është në gjendje të flasë!”, sqaron avokati i Nuredin Dumanit (E plotë)

Avokati i të arrestuarit Nuredin Dumani, i cili para prangosjes ishte një ndër personat më të kërkuar në vend, ka zbuluar nëse klienti i tij ishte nisur të kryente një atentat para se të plagosej në Papër të Elbasanit.

Në një deklaratë për mediat, avokati Armand Tragaj ka thënë se klienti i tij nuk ka folur ende për hetuesit pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të dhënë dëshmi.
“Dumani nuk kishte qëllim të kryente vepër penale”, ka thënë ai, i pyetur nga mediat për dyshimet se ai mund të ishte duke lëvizur për të kryer një vrasje.

“Dumani nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është mirë të flasë. Nuk di se kush e ka bërë atentatin, janë sekrete hetimore. Prokuroria pretendon ka dijeni, por ne nuk e besojmë se ka dijeni. Klienti nuk ka pas për qëllim për atë kryer vepër penale, por lëvizte i armatosur për shkak të problematikave që ka dhe kjo nuk është më sekret”, tha avokati.
Dumani, një nga njerëzit më të kërkuar nga autoritetet shqiptare u arrestua tre ditë më parë në një apartament në Fier, ku fshihej prej kohësh. Ai ishte i plagosur pasi i ishte bërë atentat po atë natë, në aksin Papër- Elbasan.
Nuredin Dumani, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi plumbi në shtyllën kurrizore i ka prekur edhe një anë të mushkërisë.
Gjykata e Posaçme i komunikoi këtë të premte në spital në orën 15:00 masën e sigurisë “arrest me burg” Nuredin Dumanit, tri ditë pas arrestimit të tij.

Sa vite?/ U nis për të kryer ekzekutim, por “hëngri” plumbin në Elbasan! Dënohet me burg Nuredin Dumani

Një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është dënuar të premten me “Arrest në burg”. Nuredin Dumanit ia ka komunikuar Gjykata e Tiranës masën e sigurisë, pasi akuzohet për përplasjen me armë të ndodhur gjatë pasdites së 29 marsit në Papër të Elbasanit.

Nuredin Dumani ishte në kërkim për vrasjet në Mars dhe Prill të vitit 2020 në Durrës, ku viktimë mbetën vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia si dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdyli. Këto krime, Dumani dyshohet se i ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, një tjetër i shumëkërkuar në Shqipëri.

Dumani arratiset nga vendngjarja pasi e qëllojnë

Pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan, Dumani është arratisur nga vendngjarja dhe ka shkuar drejt qytetit të Fierit. Disa orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

37-vjeçari qëndronte në një apartament në Fier të cilin e kishte marrë me qira një javë më parë. Dyshimet janë se ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona dhe, me gjasë, ishte nisur drejt Elbasanit për kryer një tjetër “kontratë vdekjeje”.

Një prej tyre, tanimë i arrestuar nga Policia prej mbrëmjes së të martës, është edhe Henrik Hoxhaj, i konsideruar si “ushtar” i Dumanit, i cili dyshohet ta ketë transportuar nga Elbasani në drejtim të Fierit, ku 35- vjeçari qëndronte prej rreth një jave.

Dumani arrestohet falë telefonatës anonime

Dumani dyshohet të jetë transportuar në drejtim të Fierit nga disa makina pa u pikasur nga forcat e rendit, por nuk dihet asgjë rreth personave të tjerë që e kanë ndihmuar atë deri në banesën ku u gjet i plagosur falë një telefonate të një qytetari, i cili ka mundur të çojë prapa hekurave një nga “serial-killerat”.

Ende nuk dihet nëse 35- vjeçari ka udhëtuar në drejtim të Kosovës për t’u takuar me të dashurën e tij 15 vite më të re dhe mister mbetet edhe fakti se çfarë i bashkoi këta dy persona dhe nëse vajza ka pasur ndonjë ndikim në ngjarjet kriminale të njeriut të konsideruar “hije” për shkak se, pavarësisht krimeve të shumta të kryera prej tij, ia ka dalë t’i fshihet Policisë, duke mos u arratisur jashtë vendit siç bëjnë shumica e personave të përfshirë në ngjarje të tilla.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *