Olta Gixhari për Luizin: Nuk e prisja reagimin e tij kur dola

Olta Gixhari flet për Luizin: Nuk e prisja reagimin e tij! Kisha përgatitur super lojë që nuk e bëra dot! Jam lënduar që janë tallur me lotët e mi

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, aktorja Olta Gixhari ka folur për marrëdhënien me Luiz Ejllin duke thënë se nuk e priste reagimin e tij kur vendosi të dilte nga shtëpia.

“Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi” – tha Gixhari.

Aktorja foli edhe për momentet kur ka derdhur lot për Amosin dhe djalin e saj, ndaj thotë se të gjithë ata që tallen duhet të kenë guxim të fortë.

“Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejtje, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime. Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve” – tha aktorja e njohur./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *