OKB: Çdo sulm ndaj personave LGBTI është sulm ndaj të drejtave të njeriut

Ndërtimin e një bote paqësore dhe të drejtë në të cilën të gjithë njerëzit do të jenë të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta, propozon Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres me rastin e ditës së sotme ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë. Ai e bën të qartë se çdo sulm ndaj personave LGBT+ është sulm ndaj të drejtave të njeriut dhe vlerave tona të çmuara dhe shton: Ne nuk mund dhe nuk do të tërhiqemi.

Në këtë kontekst, ai dërgon mesazhin se Kombet e Bashkuara qëndrojnë fort pranë komunitetit LGBT+ dhe do të vazhdojnë të punojnë derisa të drejtat dhe dinjiteti i njeriut të bëhen realitet për të gjithë njerëzit.

“Të jesh vetvetja nuk duhet të jetë kurrë krim. Të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Ata i përkasin çdo anëtari të familjes njerëzore – pavarësisht se kush janë apo kë duan” tha ai.

Në fillim të mesazhit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së përshkruan situatën me të cilën përballen personat LGBT+: “Në çdo cep të botës, njerëzit LGBTI+ vazhdojnë të përballen me dhunën, persekutimin, gjuhën e urrejtjes, padrejtësinë dhe madje edhe vrasjen e drejtpërdrejtë”.

Duke iu referuar temës së këtij viti të Ditës Ndërkombëtare “Gjithmonë së bashku: Të bashkuar në diversitet”, Antonio Guterres i bën thirrje botës të flasë me një zë për t’i dhënë fund stigmës, diskriminimit, praktikave të dëmshme me të cilat përballen personat LGBT+.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *