Nxorri në pritë Endri Mustafën, Gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg Ergys Maljan

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 10 vite burg Ergys Maljan, për vrasjen e Endri Mustafës.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 17 majit 2021 Ergys Malja akuzohet për akuzën e “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Per Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

Sot gjykata vendosi deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burgim.

Malja, akuzohet se ka nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën, i cili tre ditë më vonë u gjet i pajetë në zonën e Livadhes në Shkodër (17 maj 2021).
Fillimisht i riu ka treguar se vrasjen e ka kryer Ibrahim Lici. Por 1 muaj më pas Ergys Malja, është tërhequr nga ky deklarim, duke treguar se ishte rrahur në polici dhe bërë presion për deklarimin e emrit të tij.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *