“Nuk ta sjellim më”/ I zhdukur prej një jave, si e rrëmbyen gjyshërit 3-vjeçarin nga nëna. Policia jep detaje!

Ka marrë fund frika e nënës për 3-vjeçarin e zhdukur disa ditë më parë.  Mësohet se gjyshja e ka dorëzuar të miturin në prokurori dhe tashmë ai është bashkuar me të ëmën. Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, duke publikuar një foto të 3-vjeçarit në krahët e nënës së tij.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Durrës”, shkruan Balla krah fotos.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit. Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kujtojmë që një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyshin dhe bashkëpunëtorin e tij pas marrjes dhe fshehjes së fëmijës.

Si u zhduk 3-vjeçari

Fëmija kishte shkuar në fundjavë tek gjyshërit Rexhep dhe Bahrie Gjuni në Kukës, të cilët janë prindërit e të atit të fëmijës që ka humbur jetën një vit më parë në aksident automobilistik. Denoncimi për këtë ngjarje u bë nga e ëma e fëmijës, e cila ka thënë në policinë e Durrësit se si çdo javë gjyshërit e merrnin nipin dhe e kthenin, por këtë herë jo. Dyshohet se gjyshja e fëmijës 3-vjecar u ndihmua nga vëllai tjetër i saj, shtetasi Flamur Selaj, 43 vjeç.

Çfarë deklaroi nëna e 3-vjeçarit

Ille Gjuni, nëna e fëmijës u shpreh për mediat se kishte frikë se gjyshërit e kishin dërguar nipin jashtë vendit. Ajo ka pohuar se mënjëherë pas vdekjes së bashkëshortit, prindërit e tij kanë dashur ta mbanin djalin.

“U bënë sot 4 ditë. Ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes dhe s’ma kanë sjellë. Ata duan që të ma marrin çunin, që në fillim donin të marrenin. Kam ikur me zor. Por ata thoshin “të rrijë me ne”. Vjehrri dhe vjehrra. Vinin çdo fundjavë, ia lija unë disa orë. E morën të shtunën në mëngjes dhe s’e sollën më. I mora në telefon dhe më thanë “nuk ta sjellim më.” Kërkon ta marrë ai, nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që “nuk e di ku është”, por gënjen”, tha nëna e fëmijës disa ditë më parë për mediat.

Gjyshi “kyçi” gojën para policisë

Ndërkohë, gjyshi i të miturit refuzoi të fliste pasi u arrestua nga policia.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Rexhep Gjura.

Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka. Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”, ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *