Nuk na i kishte marrë mendja! Kërkesa e çuditshme e Armaldos për ‘Vëllain e Madh’

Megjithëse u eliminua javë më parë nga “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri vazhdon të jetë në qëndër të vëmendjes.

Së fundmi, tenori ka publikuar disa postime në Instagram, ku bën krahasimin mes aludimit dhe të vërtetës.

Maestro publikoi si fillim një foto ku tregoi se çfarë mendonte publiku se ai kërkonte në dhomën e rrëfimit.

“Çfarë mendonin njerëzit që kërkoja në dhomën e rrëfimit? Info nga jashtë…Telefonatë me familjen..Udhëtim dhuratë..Dua të dal ….Më sillni rroba…Kutinë e Pandorës”.

Ndërsa më pas tregoi se çfarë kërkonte në të vërtetë.

“Patëllxhan të mbushur të na i gatuante Aida dhe të na i sillte aty brenda”, tregoi Armaldo me humor.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *