“Nuk ka sukses me gomone”, ambasadori britanik flet për shqiptarët që ikin në Angli: Mos u mashtroni

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith u ka bërë thirrje të rinjëve shqiptarë që të mos largohen me gomone nga vendi.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Arsimit, King Smith tha se të rinjtë shqiptarë po mashtrohen nga kontrabandistët e qenieve njerëzore. Ai shtoi se ata nuk do të pasurohen shpejt duke shkuar në Angli në mënyrë ilegale, por do të përfshihen në botën kriminale. King Smith tha se rruga e suksesit është një arsim cilësor dhe jo një udhëtim me gomone.

“Jam dakort me komentin e kryeministrit që duhet të punojmë më fort për të punuar për gjuhën shqipe. Ne duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë me komunitetin shqiptar në Britani. Besoj se keni parë një zhvillim tragjik, largimin e shumë të rinjve, sidomos në verë, për shkak të mungesës së mundësive. Këta të rinj shfrytëzohen nga kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe ne i nxisim të ndalojmë, jo vetëm sepse premtimet për pasurimin e shpejtë janë gënjeshtra pasi do të përfshihen në kriminalitet dhe drogë, por sepse kushtet do të bëhen të rrezikshme. Deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti më i ftohtë. Ndaj u bëj thirrje të rinjve të mos udhëtojnë në mënyrë të jashtëligjshme. Rruga e suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimit,”- tha King Smith.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *