“Nuk ka qenë në gjendje të mirë”/ Ish-konkurrenti i Për’puthen zbulon çfarë ndodhte në prapaskenat e Top Channel me Bora Zemanin: Pasi erdhi Donaldi…

Ndonëse ata vetë nuk kanë konfirmuar rikthimin e tyre, ish-konkurrenti i Për’puthen Astrit Osmanaj ka zbuluar gjendjen e Bora Zemanit para dhe pas rikthimit me Donal Veshaj.

Astriti tha se Bora nuk ka qenë në gjendje të mirë pas situatave të ndodhura me Donaldin, duke e përshkruar atë si “nervoze, të stresuar dhe jo të lumtur.”

Por sipas tij gjithçka ka ndryshuar tashmë që ajo rikthyer me aktorin e humorit, ku ish-konkurrenti shprehet se moderatorja “gjeti përsëri shkëlqimin.”

“Bora si duket e ka gjetur shkëlqimin këto kohët e fundit. Duke parë këto videot e fundit… po më pëlqen Bora. Ishte pak në siklet aty në studio por tani po e shohim më të lumtur me rikthimin e Donaldit. E kemi ndierë edhe ne në program patjetër, sepse ne ishim çdo ditë aty. Kemi kuptuar që Bora më përpara ishte nervoze, kishte stress, nuk ishte e lumtur siç ka qenë.

Por tani i shkëqejnë sytë, kohë e fundit Bora ka nisur të ngjallet. Dhe po më pëlqen që është bashkë me…. tani unë se di a është… besoj që është bashkë me Donaldin. I është rikthyer shkëlqimi, unë jam një fans i Donaldit. Shpresoj të jenë bashkë, për mua janë çifti më i përkryer”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *