Nuk ka më pengesa në kufi, BE njeh çertifikatën e vaksinimit të Shqipërisë!

Duke filluar nga sot hyn në fuqi vendimi që e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE me të njëjtat kushte si pasaportat digjitale të bllokut.

Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Europës. Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.

Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën digjitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.

Në të njëjtën kohë, shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën digjitale të BE ndaj Covid për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.
Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders tha: “Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës digjitale europiane ndaj Coived. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drjetën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *