Nuk jua merr mendja! Ja dhurata që ka Beatrix Ramosaj për ju ditën e ditëlindjes së saj…(Foto)

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.

Beatrix tanimë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale, duke qenë jo pak e kritikuar, megjithatë nuk i ka ndaluar asnjëherë komunikimet dhe me ndjekësit e saj dhe duke vazhduar normalisht jetën e saj dhe profesionin, muzikën.

Teksa pas daljes nga “BBV” lansoi këngën “Faj” dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek, Trixa ditëve të fundit kishte paralajmëruar se do të publikonte një tjetër këngë.

Pikërisht ky projekt do të publikohet si dhuratë për ndjekësit e saj në ditën e 28-vjetorit, pra sapo hyn data 9 qershor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi, duke na zbuluar një pjesë nga “look-u” i saj në videoklip dhe titullin e këngës “Vonë”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *