‘Nuk janë pro qeverisë’/ Rama: Mediat nxjerrin vetëm ujin e zi nga investimet tona

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Gjirokastër ka komentuar qëndrimin e medias karshi qeverisë.

Rama tha se asnjë ekran nuk është pro qeveritar dhe se mediat nxjerrin vetëm pjesën më të keqe nga investimet e qeverisë.

“Jam krenar që sot nuk ka asnjë ekran pro qeveritar. Ndonjë tek-tuk, po edhe ai nuk është qeveritar. Keni parë ju ndonjë gjë nga Gjirokastër për investime, keni parë ndonjë kanal që nxjerr ujë të zi dhe keni parë lajme që njërit i ra në një tjegull e është në spital jashtë rrezikut për jetën. Nxjerrin ata në Korçë që hedhin mollët, por keni parë ata në Dibër që i eksportojnë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *