Mirupafshim! Dëmtohet Ciro Immobile, mund të mungojë deri në vitin 2023

Ciro Immobile, kapiteni i Lazios dhe golashënuesi më i mirë në Serie A me gjashtë gola që nga fillimi i sezonit, vuan nga një “dëmtim mesatar në bicepsin femoral të këmbës së tij të majtë”, i kontraktuar të dielën kundër Udineses (0-0), thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar të mërkurën nga klubi romak.

Lazio nuk ka komunikuar për kohëzgjatjen e mungesës së sulmuesit 32-vjeçar, i cili sipas mediave italiane mund të përjashtohet nga të gjitha garat deri në fillimin e vitit të ardhshëm. Seria A do të ndërprehet në mes të nëntorit, pak para Kupës së Botës në Katar në të cilin Italia nuk u kualifikua dhe do të rifillojë në fillim të janarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *