Nuk dorëzohet Bora Zemani! Ja ç’ndodh sonte në BBV

‘Big Brother Vip’ është tema më e komentuar së fundmi me veprimet që banori Donal Veshaj po bën, ku ka krijuar një romancë të re me Beatrix Ramosajn.

Por duket se moderatorja Bora Zemani nuk do e lërë me kaq e nuk do të dorëzohet. Burime bëjnë me dije se Bora Zemani do të hyjë sot në shtëpinë e “Big Brother Albania” për të kthyer varësen që i dhuroi ishi i saj, aktori Donald Veshaj.

Gjatë transmetimit të “prime” të spektaklit të të premtes, do të diskutohet gjatë lidhur me marrëdhënien e re të nisur brenda shtëpisë mes Donaldit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj. Po ashtu pritet që Zemani t’i kthejë Donaldit varësen e dhuruar prej tij vetëm pak javë më parë për 3-vjetorin e njohjes së tyre.

Megjithatë dashuria duket se zgjati aq pak, saqë aktori vendosi që të niste diçka të re me këngëtaren, ndërsa në javët e parë të hyrjes në shtëpi vendosi vetë të takohej me Borën duke i dhuruar edhe një puthje, edhe pse kjo e fundit kishte ardhur për të takuar mikeshën e saj, Semi Jaupaj. 

E gjithë kjo situatë e krijuar po bën namin në rrjet, ndaj duket se sonte do të sqarohet gjithçka! 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *