“Nuk bëj dialog, unë bëj vetëm monolog”/ Ngjela debat me Brakajn: Kam audiencën më të madhe në Shqipëri unë

Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24 teksa po flitej për hartën e re gjyqësore, avokati Spartak Ngjela i ftuar në lidhje më Skype, ka shkaktuar debat pasi nuk linte që të flisnin të ftuarit e tjerë. Në perfundim të analizës së tij e ka marrë fjalën Fatmir Braka i cili ishte pjesë e panelit të të ftuarve, por Ngjela ka ndërhyrë sërish duke mos e lënë të përfundojë mendimin e tij.

“Nuk bëj dialog unë, bëj monolog… kam audiencën më të madhe në Shqipëri unë”, tha Ngjela ndër të tjera.

U desh ndërhyrja e gazetares Eni Vasili, që Braka të mund të përfundonte mendimin e tij.

Pjesë nga debati:

Fatmir Braka: Dua të sqaroj se s’ka lidhje me politikën, absolutisht jo. Avokatia s’ka qenë pjesë e politikës.

Spartak Ngjela: E ka KLGJ në dorë, s’kemi ne gjë në dorë

Braka: Këtë e dimë, por të lutem… të flasim dhe ne, sepse s’ka lidhje fare. Anglia për saktësim, ka mbi 30 gjykata nuk ka vetëm një, nuk hyj në këtë debat por s’ka një gjykatë apeli. Nuk bëhet fjalë për avokatët, por qytetarët…

Ngjela: Ç’punë ke ti?

Braka: Si ç’punë kam unë? Jam aktor në vendimet e drejtësisë.

Ngjela: Dëgjoni mo dëgjoni, avokatia është profesion provat

Braka: E dimë këtë.

Ngjela: Po ç’hyn ti? Unë kam që në 1973 në avokati, dëgjoni mua me vëmendje… do dëgjosh mua tani? Po flet me sovranin e ligjit shqiptar këtu…

Braka:Nuk është kjo tema e diskutimit ca ke bërë ti tani.

Ngjela: Unë bëj vetëm monolog nuk bëj dialog!

Braka:Vazhdo me monologun tënd, por jemi në studio për dialog

Ngjela: Kam audiencën më të lartë në Shqipëri unë…

Braka:Ju dëgjuam…

Ngjela: Dhe një herë, po ju them se gjykata ka karakter metropolitikan…

Braka:E dëgjuam këtë!

Ngjela: Është aksiomë… zonjë dëgjo këtu, e kanë shprehur mendimin e tyre ata, unë s’bëj debat, unë jap mendimin tim.

Braka:Më lër ta sqaroj, u futët në diskutimin e zotit Braka!

Braka:: Jo thash që avokatia është profesion privat dhe KLGJ është organi absolut.

Braka:: Të përgjigjet zoti Braka…

Braka:: Kur kam qenë ministër i drejtësisë, kam kërkuar që reformën ta bënin me 12 gjykata.

Braka:: Ok, dakord!

Braka:: Se e dija se korrupsioni ishte lëshuar si ujqër nga gjykatat…

Braka:: Dakord!

Braka:: Kam kërkuar 12, janë 13,  s’jam dakord me 13.

Braka:: E kuptuam idenë tuaj,  lini të flasë zoti Braka tani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *