Njolla gjigande që u zbulua në Diell, shqetësuese për shkencëtarët

Skencëtarët së fundmi kanë zbulluar një shenjë dielli që po rritet me shpejtësi gjë që po kthehet në shqetësuese .

Mësohet se shenja është në drejtim të tokës dhe mund të shkaktojë një sulm të energjisë djellore në ditët në vijim .

Njolla diellore, e quajtur AR3085, ishte shumë e vogël në momentin kur u shfaq disa ditë më parë por tani është rritur 10 herë më shumë duke u shndërruar në njolla të shumta diellore që secila prej tyre mund të jetë pothuajse e njejtë me diametrin e Tokës.

SpaceWeather ka zbuluar një sër njollash  djellore.

Por të gjithëve na lind pyetja po nëse njolla vazhdon të rritet dita ditës çfarë ndodhë, nëse kjo ndodhë atëherë ato mund të prodhojnë rreze më të forta që mund të shkojnë drejt Tokës, duke rrezikuar potencialisht satelitët dhe sistemet e komunikimit.

Këto grumbullime të energjisë magnetike shpesh çojnë në shpërthime diellore. Sa më shumë njolla dielli të shfaqen në diell në një kohë të caktuar, aq më shumë ka të ngjarë të ketë shpërthime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *