Njihuni me dy bukuroshet që do të prezantojnë krah Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike” këtë vit

Këtë vit “Kënga Magjike” shënon edicionin e saj të 23-të. Në gjithë këto vite ky Festival ka pritur shumë artistë të njohur, artist të rinj shqiptarë dhe të huaj. Përpos këngëtarëve, Festivali shërben edhe si promovues i figurave të ndryshme mediatike në bashkëprezantim krah Ardit Gjebreas.

Së fundmi, faqja zyrtare e “Këngës Magjike” në Instagram ka zbuluar emrat e dy bashkëprezantueseve të edicionit të 23-të. Bëhet fjalë për moderatoren Eva Murati dhe aktoren e re Olta Beqiri.

Dy vajzat e televizionit do të jenë krah Ardit Gjebreas në katër netët finale, në ‘Pallatin e Kongreseve’. Ky festival do të mbahet në muajin nëntor. Eva Murati është një emër i dëgjuar për publikun. Ajo njihet për një karrierë të gjatë në moderim, e cila ka filluar që në moshën 15-vjeçare. Evën e kemi parë në shumë formate të ndryshme televizive, teksa është angazhuar edhe si aktore në disa projekte kinematografike. Nga ana tjetër, Olta Beqiri është një aktore e re. Gjatë karantinës ajo fitoi një popullaritet në rrjetet sociale, duke u shfaqur më pas në serialin “Snob”.

Kujtojmë se, vitin e shkuar në edicionin e 22-të krah Ardit Gjebreas bashkëprezantoi artistja Marsela Çibukaj. Për shkak të pandemisë vjet për herë të parë në historinë e festivalit, ai nuk u mbajt në ‘Pallatin e Kongreseve’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *