‘Njeriu më i pasur në botë’/ Gjiganti i modës vendos vajzën e tij në krye të ‘Dior’

Njeriu më i pasur në botë, Bernard Arnault, i ka lënë vajzës së tij drejtimin e një prej markave më të njohura në botë, shtëpinë e modës ‘Dior’. 47-vjeçarja Delphine Arnault së bashku me ‘Dior’, do jetë tashmë CEO e markave të nivelit të lartë duke përfshirë Fendi dhe Louis Vuitton që kapin shifrat e rreth 336 miliardë paund.

Kreu në largim i Dior, Pietro Beccari, do të zhvendoset për të zëvendësuar shefin ekzekutiv të Louis Vuitton, Michael Burke. Të pesë fëmijët e njeriut më të pasur në botë, Arnault mbajnë poste drejtuese në markat e grupit.

Antoine Arnault, djali i tij i madh është në krye të kompanisë ‘Holding’ të familjes. Alexandre Arnault, 30 vjeç, është përgjegjës për produktet dhe komunikimin në ‘Tiffany’, ndërsa Frederic Arnault, 28 vjeç, është shefi ekzekutiv i markës ‘Tag Heuer’. Ndërsa fëmija më i vogël, 24-vjeçar, Jean Arnault drejton marketingun dhe zhvillimin e produkteve për orërat e ‘Louis Vuitton’.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *